MEDIHEAL Vitamin C Pore Toning Cleanser

€12,00 €8,50

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

MEDIHEAL Vitamin C Pore Toning Cleanser nga marka MEDIHEAL përmban në formulim vitaminë C dhe acid hialuronik, duke u kthyer në një zgjedhje ideale për lëkurë me njolla, hiperpigmentim dhe pore. Vitamina C njihet për vetitë e saj ndriçuese dhe antioksiduese, që ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, zbehjen e njollave të errëta dhe reduktimin e shenjave të hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtësuar. Acidi hialuronik, nga ana tjetër ofron hidratim të thellë, duke balancuar lagështinë natyrale të lëkurës dhe parandaluar tharjen pas pastrimit. Formula e tij e butë, me pH të balancuar, pastron në mënyrë efektive pa irrituar apo tharë lëkurën, duke e lënë të pastër, të butë dhe të tonifikuar. I përsosur për përdorim të përditshëm nga ata që kërkojnë një pastrim të butë, por me veprim të dukshëm në ndriçimin e lëkurës dhe zvogëlimin e njollave.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*120gr

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Hydrogenated Palm Acid, Potassium Hydroxide, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Cocoate, Glyceryl Stearate, Polyquaternium-7, Fragrance, Acrylate/C10-30 Alkyl acrylate Crosspolymer , Sodium Phytate, Sodium Benzoate, Betaine, Hydrolyzed Hyaluronic Aacid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Niacinamide, Papain, Sodium Hyaluronate, Pentylene Glycol, 1, 2-Hexanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Cholesterol, Chitosan, Ascorbic Acid (0.002 ppb), 3-O-Ethyl Ascorbic Acid (0.001 ppb), Ascorbyl Glucoside (0.001 ppb), Ceramide NP

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

€12,00 €8,50

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm