MISSHA Magic Cushion Cover Lasting SPF50+ PA+++

€15,00 €11,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Nuanca
Përshkrimi

MISSHA Magic Cushion Cover Lasting SPF50+ PA+++ është fondatina cushion ideale për ata që kërkojnë mbulim të lartë, qëndrueshmëri afatgjatë dhe mbrojtje të avancuar nga dielli në një produkt të vetëm. E pasur me SPF50+ PA+++, kjo cushion mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga ekspozimi i përditshëm në diell. Përveç mbulimit dhe mbrojtjes, formula është e pasur me Niacinamide, e njohur për aftësinë e saj për të ndihmuar në ndriçimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së saj, si dhe me Adenosine, një përbërës që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë së lëkurës. Gjithashtu përmban ujë bambuje, vaj avokadoje, vaj ulliri, vaj trëndafili të egër (Rosehip Oil) dhe vaj farash luledielli, të cilët ndihmojnë në ushqimin dhe hidratimin e lëkurës gjatë përdorimit. Teknologjia e saj e avancuar siguron një përfundim të pastër dhe me jetëgjatësi të lartë, duke kontrolluar yndyrën e tepërt dhe duke reduktuar shkëlqimin e padëshiruar. Tekstura e lehtë përhapet në mënyrë uniforme me ndihmën e sfungjerit, duke ofruar mbulim të plotë që zgjat për orë të tëra.

E gjthë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*15gr

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

niacinamide, ujë bambuje, vaj avokadoje, vaj ulliri, vaj trëndafili të egër (Rosehip Oil), vaj farash luledielli,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Lauryl PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Glycerin, Caprylyl Methicone, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Pentylene Glycol, Synthetic Fluorphlogopite, Iron Oxides (CI 77492), Silica, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Phenoxyethanol, Cetearyl Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Acrylates/Stearyl Acrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer, PEG-8 Dimethicone, Stearic Acid, Iron Oxides (CI 77491), Alumina, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Fragrance(Parfum), Ethylhexylglycerin, Iron Oxides (CI 77499), Adenosine, Disodium EDTA, Caprylic/Capric Triglyceride, Tocopherol, Calendula Officinalis Flower Extract, 1,2-Hexanediol, Mentha Piperita (Peppermint) Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, LINALOOL, HEXYL CINNAMAL, CITRONELLOL, LIMONENE

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

€15,00 €11,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm