PURITO Hydro Wave Deep Sea Cream

€22,00 €17,50

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

PURITO Hydro Wave Deep Sea Cream është një krem hidratues me teksturë të lehtë, i krijuar për të hidratuar thellësisht lëkurën pa e rënduar apo lënë ndjesi të yndyrshme. Formula përmban 60% ujë deti të thellë nga Gangwondo, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Niacinamide dhe një Marine Complex me alga detare, që hidratojnë thellësisht lëkurën. Kremi ndihmon gjithashtu në ruajtjen e ekuilibrit ujë–vaj dhe në “mbylljen” e lagështisë në lëkurë, duke e lënë atë të butë, të freskët dhe me një shkëlqim natyral. ky krem ka një teksturë xheli të lehtë si mëndafsh , përthithet shpejt dhe është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të dehidratuar. 

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Pas pastrimit, tonerit dhe/ose serumit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Përhapeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje; në mëngjes vazhdoni me kremin mbrojtës ndaj diellit.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ujë deti i thellë 60%, kompleks detar, Sodium Hyaluronate, Niacinamide, Panthenol, Allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Sea Water (60%), Dipropylene Glycol, Glycerin, Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Phenyl Trimethicone, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Ecklonia Cava Extract, Laminaria Japonica Extract, Caulerpa Lentillifera Extract, Salicornia Herbacea Extract, Allantoin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Sorbitan Stearate, Sorbitan Oleate, Isohexadecane, Polysorbate 80, Glyceryl Stearate SE, Carbomer, Arginine, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA


Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

€22,00 €17,50

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm