PURITO Oat-in Calming Gel Cream

€25,00 €19,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

 

PURITO Oat-in Calming Gel Cream është një krem-xhel i lehtë dhe freskues, i krijuar për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën, veçanërisht atë të ndjeshme, të irrituar ose të dehidratuar. Formula përmban 77% ujë nga farat e tërshërës (Oat Seed Water), i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit, ndërsa Panthenol, Squalane dhe Beta-Glucan ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe parandalimin e humbjes së lagështisë. Tekstura e tij e lehtë, jo ngjitëse dhe që përthithet shpejt, ofron hidratim të freskët pa e rënduar lëkurën dhe pa lënë ndjesi yndyrore. Është jo-komedogjen, hipoalergjik dhe veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse, të ndjeshme dhe të prirur ndaj bllokimit të poreve. 

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Përdorimi

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pas tonerit dhe/ose serumit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë e qafë. Përhapeni dhe tamponojeni lehtë derisa të përthithet. Në mëngjes vazhdoni me SPF. Mund ta riaplikoni kur lëkura ka nevojë për hidratim shtesë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ujë nga farat e tërshërës 77%, Squalane, Panthenol, Beta-Glucan, glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Avena Sativa (Oat) Seed Water (77%), Butylene Glycol, Glycerin, 2,3-Butanediol, 1,2-Hexanediol, Aqua/Water, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Squalane, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Inulin Lauryl Carbamate, Sodium Surfactin, Beta-Glucan

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

€25,00 €19,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm