PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum

€25,00 €21,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 24 dhe Shtator 25.

Përshkrimi

PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum është një serum i krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme, të ndritshme dhe të lëmuar. Formula kombinon 6% Acid Traneksamik dhe 10% Niacinamide, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së njollave të errëta dhe hiperpigmentimit, ndërsa Retinal mbështet rinovimin e pamjes së lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe vijave të holla. Centella Asiatica, Ceramide NP, Allantoin dhe Bisabolol ndihmojnë në qetësimin dhe ruajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës. Formula ka një teksturë të lehtë dhe të butë, që përhapet lehtësisht dhe përthithet pa lënë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e njetrajtshme, më e lëmuar dhe më rrezatuese.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Përdorimi

Tundeni butësisht 3–5 herë. Në mbrëmje, pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të thatë, duke shmangur sytë dhe buzët. Vazhdoni me kremin hidratues. Filloni me përdorim të rrallë dhe shtojeni gradualisht sipas tolerancës. Në mëngjes përdorni gjithmonë SPF.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Acid traneksamik 6%, Niacinamide 10%, Retinal 25 ppm (0.0025%), Ceramide NP, Centella Asiatica, Glutathione

 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide(10%), Tranexamic Acid(6%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, PVP, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Butylene Glycol, Agar, Gellan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Hydroxyacetophenone, Citric Acid, Hydroxydecyl Ubiquinone, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fructooligosaccharides, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Retinal(25 ppm), Ceramide NP, Arginine, Tocopherol, Glutathione, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Xanthophylls, Sodium Chloride, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Sodium Levulinate

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

€25,00 €21,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm