THANK YOU FARMER Miracle Age Repair Eye Cream

€58,00 €48,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 11 dhe Nentor 12.

Përshkrimi

Nëse po kërkoni një krem ushqyes për zonën delikate rreth syve,atëherë THANK YOU FARMER Miracle Age Repair Eye Cream është zgjidhja e duhur. I krijuar për të përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe pamjen e lëkurës, ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së vijave të holla dhe rrudhave, duke e bërë zonën e syve të duket më e lëmuar, më e butë dhe më e freskët.
Formula është e pasuruar me Niacinamide, Adenosine, Acid Hialuronik, Ceramide NP, Kolagjen dhe Vaj Argan, ndihmon në ruajtjen e hidratimit, përforcimin e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Përmban gjithashtu Gjalpë Shea dhe ekstrakt të jamballit, të cilët ndihmojnë në ushqimin dhe përmirësimin e pamjes së zonës rreth syve.
Ka teksturë të pasur dhe kremoze, e cila përthithet duke lënë lëkurën të butë dhe të ushqyer. Mund të përdoret gjithashtu në zonën rreth buzëve dhe qafës, ku shfaqen vijat e para të moshës.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe me shenja të plakjes.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*60ml

Përdorimi

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pas tonerit ose serumit, vendosni një sasi të vogël kremi rreth kockës së syrit. Përhapeni duke e prekur lehtë me gishtin e unazës, pa e fërkuar lëkurën dhe pa e afruar në brendësi të syrit. Më pas vazhdoni me kremin e fytyrës.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Niacinamide; Adenosine; Ceramide NP; Butyrospermum Parkii (Shea) Butter; Argania Spinosa Kernel Oil; Sodium Hyaluronate; Panthenol; Palmitoyl Pentapeptide-4

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dipentaerythrityl Hexa C5-9 Acid Esters, Mineral Oil, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Betaine, Cyclopentasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Hydrogenated Polyisobutene, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Dioscorea Japonica Root Extract, Arctium Lappa Root Extract, Phellinus Linteus Extract, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Portulaca Oleracea Extract, Pueraria Thunbergiana Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Soluble Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Argania Spinosa Kernel Oil, Glyceryl Stearate, Beeswax, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Cetyl Alcohol, Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Tocopheryl Acetate, Sodium Stearoyl Glutamate, Allantoin, Polyquaternium-51, Glycosyl Trehalose, Adenosine, Disodium EDTA, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Raffinose, Ceteth-20, Steareth-20, Biosaccharide Gum-1, Bisabolol, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Lecithin, Xanthan Gum, Folic Acid, Ceramide NP, Dicaprylyl Carbonate, Cholesterol, Sucrose Distearate, Tromethamine, Palmitoyl Pentapeptide-4, Polysorbate 20, PEG-100 Stearate, PEG-75 Stearate, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, CI 19140, CI 15985.

Marka

THANK YOU FARMER është një markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës, e krijuar në Seul në vitin 2015. Emri i saj është një falënderim për fermerët dhe respektin e tyre ndaj natyrës, prej së cilës vijnë shumë nga përbërësit e përdorur në formulat e markës. Filozofia e saj mbështetet te tri vlera: ndershmëria, përkushtimi dhe mirënjohja. Në vend të premtimeve për rezultate të menjëhershme, THANK YOU FARMER beson te kujdesi i përditshëm, i butë dhe i vazhdueshëm për lëkurën. Formulat, të zhvilluara në Korenë e Jugut, bashkojnë ekstrakte bimore me teknologji moderne kozmetike për të mbështetur hidratimin, barrierën mbrojtëse dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Nga seria Rice Pure me ekstrakt orizi korean, te Sun Project me mbrojtje UV dhe Phyto Relieful me Centella Asiatica, secila linjë synon t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të lëkurës.

Shpërndani

€58,00 €48,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm