THANK YOU FARMER Rice Pure Glow Collagen Hydrogel Mask

€5,50 €4,50

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 11 dhe Nentor 12.

Përshkrimi

Maskë hidrogel me kolagjen, e krijuar për t’i ofruar lëkurës hidratim intensiv, butësi dhe shkëlqim natyral. Tekstura e saj elastike përshtatet me konturat e fytyrës dhe gradualisht bëhet transparente gjatë përdorimit, ndërsa përbërësit aktivë ndihmojnë në ushqimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.
E pasuruar me ekstrakt orizi, Niacinamide, Kolagjen të hidrolizuar, Panthenol, Glutathione, PDRN (Sodium DNA), Centella Asiatica dhe ekstrakt të frutit Sea Buckthorn. Ekstrakti i orizit dhe Niacinamide ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit dhe shkëlqimit, ndërsa kolagjeni kontribuon në një pamje më të lëmuar dhe më të plotë të lëkurës. Panthenoli dhe Centella Asiatica ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e saj.
Për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të dehidratuar, të lodhur dhe pa shkëlqim, që ka nevojë për hidratim, butësi dhe pamje më të freskët.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

(1 copë)

Përdorimi

Pas pastrimit dhe hapave të zakonshëm të rutinës, vendosni pjesën e poshtme të maskës rreth gojës dhe pjesën e sipërme rreth syve. Lëreni 20–30 minuta, ose derisa maska të bëhet më transparente, sipas tolerancës. Hiqeni dhe shpërndani esencën e mbetur me prekje të lehta. Mos e përdorni mbi lëkurë të irrituar.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Oryza Sativa (Rice) Extract; Oryza Sativa Bran; Hydrolyzed Collagen; Niacinamide; Panthenol; Glutathione; Hippophae Rhamnoides Fruit Extract; Glycerin

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water, Glycerin, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Carrageenan, Ceratonia Siliqua Gum, Xanthan Gum, Cellulose Gum, Sodium Polyacrylate, Gellan Gum, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Butylene Glycol, Oryza Sativa Bran, Ricinus Communis Seed Oil, Panthenol, Potassium Chloride, Caprylyl Glycol, Nelumbo Nucifera Flower Powder, Oryza Sativa Extract, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Glutathione, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Sodium DNA, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Collagen, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract.

Marka

THANK YOU FARMER është një markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës, e krijuar në Seul në vitin 2015. Emri i saj është një falënderim për fermerët dhe respektin e tyre ndaj natyrës, prej së cilës vijnë shumë nga përbërësit e përdorur në formulat e markës. Filozofia e saj mbështetet te tri vlera: ndershmëria, përkushtimi dhe mirënjohja. Në vend të premtimeve për rezultate të menjëhershme, THANK YOU FARMER beson te kujdesi i përditshëm, i butë dhe i vazhdueshëm për lëkurën. Formulat, të zhvilluara në Korenë e Jugut, bashkojnë ekstrakte bimore me teknologji moderne kozmetike për të mbështetur hidratimin, barrierën mbrojtëse dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Nga seria Rice Pure me ekstrakt orizi korean, te Sun Project me mbrojtje UV dhe Phyto Relieful me Centella Asiatica, secila linjë synon t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të lëkurës.

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm