THANK YOU FARMER Sun Project Water Sun Cream SPF50+ PA+++

€24,00 €16,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 11 dhe Nentor 12.

Përshkrimi

 

Krem mbrojtës nga dielli që kombinon mbrojtjen e lartë SPF50+ PA+++ me hidratimin dhe freskimin e lëkurës. Formula e tij ndihmon në mbrojtjen nga rrezet UVA dhe UVB, duke ruajtur njëkohësisht butësinë dhe lagështinë natyrale të lëkurës.
I pasuruar me acid hialuronik, Centella Asiatica, ujë bambuje dhe Aloe Vera, ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme.
Falë teksturës së lehtë dhe hidratuese, përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë, yndyrë apo shtresë të bardhë në lëkurë. Ideal për përdorim të përditshëm dhe për ata që preferojnë një krem mbrojtës me përfundim natyral dhe hidratues. 
I përshtatshëm për lëkurë normale, të thatë dhe të dehidratuar

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Çdo mëngjes, si hapi i fundit i rutinës, aplikoni një sasi të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë, qafë dhe zonat e ekspozuara. Riaplikojeni afërsisht çdo 2 orë gjatë ekspozimit në diell, si edhe pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water); Centella Asiatica; Sodium Hyaluronate; Aloe Vera; Tocopherol (vitamina E)

 

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Homosalate, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Octocrylene, C12-15 Alkyl Benzoate, Butylene Glycol, Alcohol, Titanium Dioxide, Cyclopentasiloxane, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Behenyl Alcohol, PEG-100 Stearate, Cyclohexasiloxane, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Phenoxyethanol, Isohexadecane, Aluminum Stearate, Polyhydroxystearic Acid, Propanediol, Octyldodecanol, Parfum, Xanthan Gum, Polysorbate 80, Bambusa Vulgaris Water, Alumina, Sorbitan Oleate, Echium Plantagineum Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Viscum Album Leaf Extract, Glycine Soja Lipids, Sodium Hyaluronate, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Helianthus Annuus Seed Oil Unsaponifiables, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Plukenetia Volubilis Seed Oil, Althaea Rosea Flower Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Linalool, Limonene.

Marka

THANK YOU FARMER është një markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës, e krijuar në Seul në vitin 2015. Emri i saj është një falënderim për fermerët dhe respektin e tyre ndaj natyrës, prej së cilës vijnë shumë nga përbërësit e përdorur në formulat e markës. Filozofia e saj mbështetet te tri vlera: ndershmëria, përkushtimi dhe mirënjohja. Në vend të premtimeve për rezultate të menjëhershme, THANK YOU FARMER beson te kujdesi i përditshëm, i butë dhe i vazhdueshëm për lëkurën. Formulat, të zhvilluara në Korenë e Jugut, bashkojnë ekstrakte bimore me teknologji moderne kozmetike për të mbështetur hidratimin, barrierën mbrojtëse dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Nga seria Rice Pure me ekstrakt orizi korean, te Sun Project me mbrojtje UV dhe Phyto Relieful me Centella Asiatica, secila linjë synon t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të lëkurës.

 

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm