TOCOBO Juicy Berry Plumping Lip Oil

€14,00 €11,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Nuanca
Përshkrimi

TOCOBO Juicy Berry Plumping Lip Oil është një vaj buzësh me efekt hydrating + glossy + plumping, i krijuar për të pasur buzë më të buta, më të lëmuara dhe me volum. Formula është e fokusuar tek hidratimi dhe shkëlqimi “juicy”, duke kombinuar vajra ushqyes dhe ekstrakte frutash për një pamje sa më natyrale. Tekstura është e lehtë, jo e rëndë dhe përhapet lehtësisht mbi buzë, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe në zbutjen e vijave të holla të buzëve. Efekti plumping është më shumë vizual dhe hidratues (jo agresiv) duke dhënë një volum natyral dhe një finish të pastër e të ndritshëm. 

*4gr

Përdorimi

Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Mund ta përdorni direkt mbi buzë ose sipër buzëkuqit tuaj për një përfundim me shkëlqim.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

vajra ushqyes, ekstrakt frutash

Lista e plotë e përbërësve

Olea Europaea (Olive) Fruit, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel, Camellia Japonica Seed, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower, and Argania Spinosa Fruit for healthy vitality and moisturization, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract for healthy vitality, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract for lip nutrition

Marka

Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.

Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!

Shpërndani

€14,00 €11,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm