VT COSMETICS Azelaic Acid Toner Pad

€23,00 €15,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 09 dhe Nentor 10.

Përshkrimi

VT COSMETICS Azelaic Acid Toner Pad përmban 60 pad-sa të zhytura me Acid Azelaik. Një përbërës i cili përdoret për të trajtuar aknet dhe hiperpigmentimin e lënë pas tyre. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij me AHA, BHA, PHA dhe LHA bën një eksfolim të butë, pastron poret dhe përmirëson teksturën e lëkurës, pa e irrituar atë. Ndërsa shtimi i ekstraktit të Centella Asiatica (Cica Exosome) qetëson lëkurën dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse. Pads-at mund të përdoren çdo ditë, edhe në lëkurë të ndjeshme, dhe janë testuar dermatologjikisht. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*60 tamponë pambuku/ 180ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 Acid Azelaik, AHA, BHA, PHA, LHA, Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Disodium Edta, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Azelaic Acid, Gluconolactone, Salicylic Acid, Citric Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Propanediol, Propylene Glycol, Diospyros Kaki Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Benzoate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate 

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Shpërndani

€23,00 €15,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm