VT COSMETICS PDRN Essence Stick Balm

€31,00 €23,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

VT COSMETICS PDRN Essence Stick Balm përfaqëson kulmin e prakticitetit në rutinën anti-aging, duke ofruar fuqinë rigjeneruese të PDRN-së në një format kompakt që mund të përdoret kudo dhe kurdo. Ky "stick" magjik është i formuluar me ADN salmoni me peshë të ulët molekulare, e cila depërton thellë për të stimuluar vitalitetin qelizor dhe për të rikthyer elasticitetin e humbur në zonat më delikate të fytyrës. Tekstura e tij është e plotë por jo e rëndë, duke rrëshqitur me lehtësi mbi lëkurë për të krijuar një barrierë hidratuese që lëmon menjëherë rrudhat e holla dhe i jep fytyrës një shkëlqim të shëndetshëm (glow). Falë kombinimit të peptideve dhe kompleksit qetësues Cica, ky produkt jo vetëm që trajton shenjat e moshës, por edhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm stresues, duke u shndërruar në aleatin perfekt për një rifreskim të shpejtë gjatë ditës ose si një hap final intensiv në rutinën e mbrëmjes.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.

*9.5g

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN, peptide, cica

Lista e plotë e përbërësve

Octyldodecanol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Synthetic Wax, Microcrystalline Wax, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Glycerin, (-)-alpha-bisabolol, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Adenosine, Water, Squalane, Butylene Glycol, Ceramide NP, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Copper Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tripeptide-1, Panax Ginseng Root Extract, Collagen Extract, Sodium DNA

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

 


Shpërndani

€31,00 €23,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm