VT COSMETICS Phyto PDRN Toner

€24,00 €18,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

VT COSMETICS Phyto PDRN Toner është një formulë rigjeneruese e krijuar për të ofruar një hidratim të menjëhershëm dhe për të nisur procesin e rigjenerimit qelizor që në hapin e parë të rutinës. Ky toner përmban PDRN-ë (Phyto-PDRN) me peshë të ulët molekulare, e cila depërton thellë në shtresat e lëkurës për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të riparuar barrierën e dëmtuar. I pasur me një kompleks të fuqishëm Peptidesh dhe Adenozinë, ky toner punon në mënyrë aktive për të përmirësimin e elasticitetit dhe përmirësimin e teksturës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të plotë dhe të tonifikuar. Për të ofruar një hidratim afatgjatë dhe një ndjesi freskie, formula përmban gjithashtu Acid Hialuronik dhe Betainën, të cilët mbyllin lagështinë brenda dhe eliminojnë tharjen e shkaktuar nga faktorët mjedisorë. Përfshirja e Niacinamideve në formulim ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe minimizimin e poreve, ndërsa kompleksi i patentuar CICA HYALON™ siguron që lëkura të qëndrojë e qetësuar dhe pa irritime. Me një teksturë ujore, por të pasur (viskoze), ky tonik përthithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e transformuar lëkurën e lodhur në një sipërfaqe të lëmuar, rrezatuese dhe gati për të përfituar maksimalisht nga hapat pasues të kujdesit.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial dhe përmban përbërës të sigurt EWG Green.

*250ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN-ë (Phyto-PDRN), Peptide, Adenozinë, Acid Hialuronik, Betain, Niacinamide, CICA HYALON™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Betaine, Erythritol, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Glucoside, Adenosine, Arginine, Carbomer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Disodium Edta, Allantoin, Panthenol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Glucose, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Dna, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Glycosphingolipids

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Shpërndani

€24,00 €18,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm