VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence VC 100

€27,00 €20,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

Një nga produktet më të veçanta me përmbajtje Vitamine C që nuk ka asnjë mundësi oksidimi, nuk mund të vinte ndryshe përveçse nga gjiganti VT COSMETICS. VT REEDLE SHOT VITA-LIGHT TONING ESSENCE VC100 nuk është një "dual pump" i zakonshëm, por vjen në formën e një sistemi "mix-it-yourself" (përzieje vetë) për të garantuar që Vitamina C të jetë në kulmin e fuqisë së saj. VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light C Powder, me teksturë pluhuri, përmban Vitaminë C të pastër (Acid Askorbik), ndërsa VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence përmban teknologjinë Cica Reedle™, e cila përdor mikrogjilpëra minerale për të stimuluar lëkurën dhe për të hapur rrugët e depërtimit. Ky format është krijuar posaçërisht sepse Vitamina C në gjendje të lëngshme oksidohet shpejt; duke e mbajtur si pluhur deri në momentin e përdorimit, formula është më e freskët dhe më e fuqishme. Tekstura, pas përzierjes së pluhurit me lëngun, shndërrohet në një esencë fluide, të lehtë, që depërton menjëherë në lëkurë duke ofruar një efekt "glass skin", ndërsa kompleksi CICA HYALON™ qetëson ndjesinë karakteristike të shpimit dhe siguron hidratim të thellë. Ky produkt përfaqëson kulmin e linjës Vita-Light, duke ofruar një tonifikim rrënjësor dhe një shkëlqim rrezatues që vërehet që në aplikimet e para. I përshtatshëm për çdo tipologji të lëkurës.

Formula e produktit është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, silikon, paraben, fragrancë artificiale, dhe vajra mineral.

*VT Reedle Shot Vita-Light Toning  1Step 1g
*VT Reedle Shot Vita-Light Toning 2Step 9ml

Përdorimi

Fillimisht, hapni shishen Toning Essence dhe hidhni brenda saj të gjithë pluhurin Vita-Light C Powder. Shishen tundeni mirë derisa pluhuri të tretet plotësisht dhe formula të kthehet në një esencë fluide. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme, riaplikoni edhe një shtresë tjetër në zonat problematike me njolla. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Në fund, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.

Përbërësit

1- Reedle Shot Vita-Light C Powder

Përbërësit "magjik"

Vitaminë C (Acid Askorbik), Vitaminë E, Acid Ferulik

Lista e plotë e përbërësve

 Ascorbic Acid 

2- Reedle Shot Vita-Light Toning Essence

Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, CICA HYALON™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Distearate, Vinyl Dimethicone, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dimethiconol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Xanthan Gum, Sodium Metabisulfite, C15-23 Alkane, C13-14 Alkane, Decyl Glucoside, Polyglycerin-3, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Silica, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Ferulic Acid, Propolis Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Disodium EDTA, Fragrance

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm